Drejtësia vazhdon të jetë fatkeqësisht nën kontroll apo shantazh të qeverisë. Gjithë qeverisja përfshirë edhe kryeministrin kanë tiparin e një qeverie autoritariste dhe një njeriu autokrat.
Eduard HALIMI, ish-ministër i Drejtësisë, aktualisht është themelues dhe drejtues i kompanisë CEO, HALIMI LAË & TAX. Ai ka shërbyer si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, anëtar i Parlamentit dhe nënkryetar i komisionit të ligjeve dhe reformës në drejtësi. Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe është profilizuar si ekspert i së drejtës private, në fushën e bankave, teknologjisë. Autor i qindra artikujve dhe librit “Të bëhesh jurist i mirë. Në një intervistë të dhënë gazetares Merita Haklaj, ai analizon raportin e fundit të DASH dhe Fredoom House, situatën e drejtësisë, Vettingun, SPAK-un, linçimin publik, procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, opozitën dhe raportet me Bashën dhe Berishën. Ja pjesa e dytë e intervistës:
TË GJITHË DREJTUESIT MË TË LARTË EDHE ANËTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, ANËTARËT E GJYKATËS SË LARTË, SI EDHE GJYQTARËT QË ME URDHËR TË KRYEMINISTRIT RAMA, FUTËN NË BURG 38 MIJË QYTETARË DHE ATA TANI JANË PËRPARA AKUZAVE. KËTO JANË PROCESE PROPAGANDISTIKE, KARAKTERISTIKE PËR VENDET AUTORITARISTE KU LIDERI SUPREM I BËN THIRRJE DREJTËSISË: KAP ATË, BËJ KËTË, SEPSE THASHË KUR KALON TRE MANDATE KALON NË NJË DELIR….
Sipas jush, cili do të ishte vendimi më i saktë juridik dhe që do përjashtonte linçimin public? A mendoni se modeli europian është më i suksesshëm për Shqipërinë?
Mendoj që do të kishin efekt nëse do të ndiqnin formën juridike për pjesën Europiane. Pra kanë efektin e linçimit deri para 2017: egzistone diçka e tillë pra, është krejt normale që çdo ministër i një vendi mund të thotë që unë nuk dua që ti të futesh në vendin tim. Kjo është një pjesë e raportit e dizenjuar për njerëzit që janë dëshiruar apo nuk janë dëshiruar. Linçimi publik se ky është dizenjimi kur bëhet publik mendoj që duhet të ketë që në formimin tim si avokat i qëndroj kësaj forme. Për të bërë edhe një paralelizëm pra për ata persona që kanë vendime gjyqësore të formës së prerë, që janë dënuar atëherë dhe është ligji për dekriminalizimin që në Shqipëri morëm modelin Italian në atë kohë. Pra, mënyra për të larguar politikanët e korruptuar dhe politikanët që kanë lidhje me krimin është një mekanizëm që të kalojë nëpërmjet drejtësisë pra. askush nuk largohet nga politika në qoftë se thjesht dyshohet se kryen një vepër penale.
Ndërsa kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë atëherë kjo e jep efektin pra e bën efektin e pastrimit politik atë që dëshiron: po them që dëshirojnë qytetarët apo Shtetet e Bashkuara tëAmerikës për të krijuar një politikë të pastër. Kjo vjen nëpërmjet procesit te dekriminalizimit në vendin tonë. Kur bëmë ligjin për dekriminalizimin kur po diskutonim këtë bëmë një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, dhe meqenëse zoti Basha nuk ishte, e prita unë dhe i tregova shqetësimin që kishim: pra ne kemi këtë shqetësim i thamë që kemi individë të cilët janë me rekorde të tmerrshmë kriminale dhe po hyjnë këtu dhe ai me tregoi bashkë me një profesor, ishte dhe ambasadori Italian në atë kohë me tregoi që shiko tha në Itali deri në vitet 90-95 kishim këtë problem pra që mafia njerës me rekorde kriminale paguanin njerës për t’u futur dhe lobonin që të futesh një individ dhe të ishte njeriu i tyre që ta kishin për të kapur politikën. Tani tha pas viteve 90 na ndodhi problem që thanë ata pse të paguajmë ne kur mund të futemi vetë. Dhe kjo ndodhi në Itali në vitet 2000 – 2005 dhe ata bënë ligjet. Ndoshta po kthehemi përsëri në një moment tjetër sigurisht ky është një process tjetër dhe ndoshta duhet gjetur një mënyrë tjetër për të luftuar këtë efekt anësor që krijoi ligji i dekriminalizimit.
Por sigurisht krimi është një hap përpara politika më mbrapa. Por gjithmonë nuk është vonë që të bëhet një korigjim i ligjit për të ndaluar pikërisht këtë në rastet kur këto vijnë nga burimet kriminale apo ndihmohen nga persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ato janË dizenjime që tregojnë se nuk kanë patur efekt. E njëjta gjë mund të përmend zgjedhjet e vitit 2015 në Kavajë , ku ka patur një angazhim të fortë lidhur me dizenjimin apo nxjerrjen e dosjes së kandidatit. Në Kavajë, unë vetë kam patur takime të shpeshta në atë kohë për ta bërë të mundur një process të tillë dhe fakti ishte se sërish kandidati me rekorde të tmershme kriminale fitoi në Kavajë dhe statistikat e tjera që ju mund t’i shikoni. Pra dizenjimi pa patur një vendim gjyqësor për mua nuk është efektive. Edhe pse ka kritika nga raportet e DASH, raportet e Freedom House apo raportet e tjera, realiteti që ne shohim çdo ditë me sy është i njëjtë dhe asgjë nuk po ndryshon.
Pritshmëritë për reformën ishin të mëdha, por Drejtësia vazhdon të jetë fatkeqësisht nën kontroll apo shantazh të qeverisë ?
Pritshmëritë që ne kishim nga mekanizmi i një krimi i një interesi të pavarur interesi që të ishte efektive nuk po jep rezultat. Rezultate të tilla që është arrestuar një zëvëndës ministër për një arkë peshk apo se është arrestuar një zëvëndës ministër, apo sekretari i përgjithshëm, apo heqja e imunitetit kanë ndodhur në mënyrë të vazhduar. Ka ndodhur edhe më përpara edhe përpara vitit 2013 ka ndodhur të arrestohen zëvëndës ministra, ka ndodhur më pas të arrestohen ish ministra. Janë hequr imunitete, jo një apo dy, janë hequr me dhjetra imunitete dhe kanë shkuar përpara drejtësisë. Drejtësia vazhdon të jetë fatkeqësisht nën kontroll apo shantazh të qeverisë. Gjithë qeverisja përfshirë edhe kryeministrin kanë tiparin e një qeverie autoritariste dhe një njeriu autokrat.
Mendoni se në Shqipëri me marrjen e Presidentit po krijohet kulti i individit?
Sigurisht kur ndodh që të rrish tre mandate patjetër që fillon të kalosh në kultin e individit dhe kalojmë edhe në delir, për të patur të gjitha pushtetet. Përgjithësisht rreth 95% të pushteteve duke hequr Presidentin, që e kanë kundër për momentin, megjithëse vet e nxorën nuk është se e nxori opozita në atë kohë, të gjitha pushtetet në tre mandate po i mer dhe i ka nën zotërim qeveria.
Nga Kongresi i PS. Kryeministri bëri thirrje për arrestime të opozitës dhe kërcënoi SPAK të mos merret me qeverinë. Arrestohen qytetarët për një llampë , ndërkohë që ministra e drejtues të administratës rezultojnë të implikuar në korrupsione masive dhe trafiqe ndërkombëtare?
Deklarime të tilla nëpër kongrese më kujtojnë edhe kongresin e bërë në pallatin e kongresit. Mbledhja e turpshme që bëri në atë kohë kryeministri kur thirri të gjithë gjyqtarët, prokurorët eksponentë më të lartë të drejtësisë për t’i thënë se drejtësia nuk po funksionon dhe duhet të arrestonin të gjithë qytetarët, të cilët me demek vidhnin energjinë, që kishin bërë ndërtime të paligjshme. Viktimat e gjithë atij procesi e atij kongresi të partisë socialiste ku merrnin pjesë gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe policë me në krye ish ministrin e brendshëm. Viktimat ishin qytetarët, ishte e trishtueshme rreth 38 mijë qytetarë u burgosën në atë kohë, njerëz që vrisnin veten nëpër burgje për 3 mijë lekë apo fëmijë që arrestoheshin se dyshoheshin se kishin vjedhur energjinë në kushte mjerane, ndërkohë që arrestoheshin fëmijë në Kukës, në Vlorë. Policia mbillte kanabis dhe viktimat ishin qytetarët dhe heronjtë e atij kongresi sot janë përpara drejtësisë.
Të gjithë drejtuesit më të lartë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, si edhe gjyqtarët që me urdhër të kryeministrit Rama, futën në burg 38 mijë qytetarë dhe ata tani janë përpara akuzave. Këto janë procese propagandistike, karakteristike për vendet autoritariste ku lideri suprem i bënë thirrje drejtësisë: kap atë, bëj këtë, sepse thashë kur kalon tre mandate, kalon në një delir i cili është i pashamangshëm dhe ky delir i pashmangshëm të bën që të tejkalosh edhe parimet bazike që drejtësia duhet të jetë e pavarur të paktën edhe në fasadë pra: të thuash që drejtësia të bëjë punën e vet pra e kalon dhe kjo ka të bëjë me delirin e autoritarizmit në të cilin po shkon Shqipëria.
UNË NUK JAM LARGUAR KURRË, POR SITUATA ËSHTË TOKSIKE, NUK DUA T’I HEDH BENZINË ZJARRIT. KOMUNIKOJ ME SHUMË NGA DEPUTETËT, RRI ME TA, PËRFSHIRË DHE ME ZOTIN BASHA, POR EDHE ME DOKTORIN, ËSHTË FAMILJA IME POLITIKE…
Kur përgatitët ligjin për Vettingun, e kishit parashikuar që qeveria do shkatërronte qëllimisht institucionet e pavarura dhe partia do kapte edhe drejtësinë duke e futur sistemin në ngërç , por nga ana tjetër qeveria nuk u hetua, por dhe krimi përfitoi nga djegia e afateve?
Projekti kushtetues ishte shpresëdhënës që drejtësia do të ishte më e pavarur, se nuk kishim ndikimin e ministrit, presidentit, kryeministrit. Përzgjedhja do të kalonte përmes balancimeve të pushtetit. Ligjet e miratuara më pas deformuan konceptin kushtetues dhe shkuan drejt kapjes së sistemit të drejtësisë. Zgjatja e jashtëzakonshme e vetingut do të sillte ndikim të qeverisë në një proces selektiv. Ky proces po zgjati do të çonte në kapjen politike të atij që do të kishte pushtetin. Venecia paralajmëroi që po pati vonesa do të kapet drejtësia. Mungesa e gjatë e institucioneve të drejtësisë që e bënte qeverinë komode.
Doni të shihni si është situata në drejtësi, shikoni SPAK, shikoni patronazhistët. Cili ishte qëndrimi gjatë zgjedhjeve? Isha në Rumani në 2018 për të nënshkruar një kontratë për energjinë. Kolegët e mi rumunë refuzonin që të bëheshin pjesë dhe të nënshkruanin si avokatë. Nuk pranonin, këtu drejtësia funksionon në këtë mënyrë. Që nëse ka dyshime për korrupsion verifikohen në bllok dhe arrestohen. Ishte krijuar klima se funksionon sistemi ligjor. Frika nga ligji. Pavarësia dhe jetëgjatësia në detyrë, ndërsa prokurorët e SPAK në Shqipëri janë me mandat. SPAK-u është nën kontrollin e qeverisë. Janë 35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. Marrim shembullin e kolegjit Administrativ në gjykatën e lartë. Vetëm në 100 ditë të viti 2022 janë 275 çështje, vetëm 5 prej tyre janë gjykuar në prani të palëve, 270 të tjerat në dhomë këshillimi dhe vendosin vetë. Pra 2% në prani të palëve dhe nga 5 çështje një e ka fituar individi 4 shteti.
Nga këto në dhomë këshillimi 85% i fiton shteti dhe 15% biznesi. Harta gjyqësore duhet të bëhet një herë në 5 vjet. Duke ia hequr qeverisjen e gjyqësorit dhe duke ia besuar KLGJ duhet të bënte rishikim të hartës gjyqësore. Të rritet aksesi i individit në drejtësi dhe efiçencë të gjyqësorit. Të dyja këto kritere çedojnë. Mungon një studim fizibiliteti që të masë në mënyrë konkrete se sa do i kushtojë një qytetari nga Saranda për të ardhur në Tiranë apo kosto e drejtorisë së burgjeve për të transferuar një të burgosur për të ardhur në apel. A do të përballohen kostot? Këto përgjigje janë zero se nuk e kanë bërë një analizë të tillë. Nëse do të marrim një shembull sesi nuk duhet bërë është Gjykata e Apelit Administrativ, që nuk funksionon. Ishte gjykata e lartë jashtë funksionit, tani gjykata e apelit është jashtë funksionit. Dhe kjo është mungesa e vizionit e dëshirës për të kuptuar që në atë kohë.
Ne nuk kemi burime njerëzore që ta shkatërrojmë të gjithën dhe kemi burime njerëzore për ta krijuar? Nuk jam ekspert nuk është fusha ime, por problemi me demokracitë hibride është pjesa e mungesës së llogaridhënies. Duke kapur të gjitha sistemet ndodh mungesa e meritokracisë. Jo se është keq kushtetuta se ne vetë me vullnetin tonë kemi hequr ngërçet. Një mazhorancë mund të rrijë dy mandate dhe të ketë ndikim në institucione që do t’i kërkojnë llogari qeverisë kur kalon në 3 kjo piramidë shembet dhe ai që merr mandatin e tretë merr të gjitha institucionet. Dhe në rastin kur kalojmë në qeveri autokrate, atëherë e nxjerr nga shinat kushtetuese. Dhe këto ngërçe duhet të kalojnë. Duke i hequr të gjitha mekanizmat opozitës e çon në cep të ringut, kalojmë në zgjidhje që janë jashtë shinave kushtetuese. Shkaku i situatës është që nuk duhet të kemi një ngërç kushtetues. I kemi hequr me vetëdije se demokracia e klasa politike do shëndoshej dhe reagimi qytetar do të ishte i fortë.
DONI TË SHIHNI SI ËSHTË SITUATA NË DREJTËSI? SHIKONI SPAK, SHIKONI PATRONAZHISTËT. CILI ISHTE QËNDRIMI GJATË ZGJEDHJEVE? ISHA NË RUMANI NË 2018 PËR TË NËNSHKRUAR NJË KONTRATË PËR ENERGJINË, KOLEGËT E MI RUMUNË REFUZONIN QË TË BËHESHIN PJESË DHE TË NËNSHKRUANIN SI AVOKATË. NUK PRANONIN. KËTU DREJTËSIA FUNKSIONON NË KËTË MËNYRË. QË NËSE KA DYSHIME PËR KORRUPSION VERIFIKOHEN NË BLLOK DHE ARRESTOHEN.
Ju theksuat se mungesa e rotacioni sjell autoritarizëm. Si duhet të sillet opozita për të penguar këtë autokraci ?
Mungesa e rrotacionit sjell qeveri autoritariste në gjithë Ballkanin Perëndimor. Nuk është problemi i Kushtetutës, por mungesës së rotacionit. 90% të kabinetit Rama e ka jashtë grupit parlamentar, të tjerë bëjnë fushatë të tjerë marrin vota dhe të tjerë poste në qeveri. Procesi është fasadë dhe dëmton figurën e presidentit të ardhshëm, e banalizon. Ky proces duhet të ketë një lloj solemniteti edhe në Itali nuk ka ndonjë kompetencë është ceremonial, por ka proces dinjitoz në të cilën zhvillohet. Ky proces të gjithë e dinë që është fars. Politika është arti kompromisit.
Opozita duhet t’u thotë qytetarëve shqiptarë realitetin që Rama do ta zgjedhë vetë. Besimi rritet duke u thënë të vërtetën. Do të flas shumë pak për këtë çështje. Unë nuk jam larguar kurrë, por situata është toksike, nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit. Komunikoj me shumë nga deputetët, rri me ta, përfshirë dhe me zotin Basha, por edhe me Doktorin, është familja ime politike. Basha më bëri një vit e gjysmë më parë, deri para fillimit të zgjedhjeve, një kërkesë të fortë, më të mirën që mund t’i bëhet një bashkëpunëtori, gati e pakontestueshme, drejtues në grupin parlamentar dhe drejtues në funksione politike, por gjatë një darke të gjatë i thashë atij që e kam të pamundur të jem një person i angazhuar politikisht, dhe pjesë e grupit parlamentar në 2021, për disa kontrata që kam firmosur që ma ndalojnë ekspozimin politik.