Deputeti Eduart Ndocaj, në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit drastik të tij, duke hequr 45 kilogramë.
Ndocaj tha se; e kishte shumë të vështirë të lëvizte dhe se humbja e peshës, e kishte lehtësuar shumë. Ndocaj ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, si dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.
“Problemi i dobësimit është personale, ishte shumë e vështirë me këtë peshë, unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën. 45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon, sepse më thonë pse je dobësuar kaq shumë. Nuk e ndiej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu, duhej ta kisha bërë më përpara, jam me vonesë”, u shpreh Ndocaj.