Edvin Kulluri ironizon Berishën dhe i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’: Po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi?

0
777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Sali Berishës, se Lulzim Basha e gënjeu për fondet ruse, ka ardhur edhe një reagim nga Edvin Kulluri. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon Berishën duke shkruar:

“Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.

Më herët Berisha deklaroi se Lulzim Basha e kishte siguruar për 500 mijë dollarët se ishin mbledhur nga diaspora.

“Luzlim Basha i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli më deklaron se paratë e paguara për Muzin janë para të mbledhur me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli s’ka asgjë të vërtetë. Janë para të mbledhur në përputhje me ligjin dhe rregullat.

Ai e deklaroi shumë herë publikisht këtë shpjegim, kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, E kam denoncuar këtë nga Foltojra në foltore këtë akt”, u shpreh ditën e sotme në fjalën e tij Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad