Edvin Kulluri shpall kandidaturën: Do hyj në garë për kryetar të PD-së

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, u shpreh mbrëmjen e djeshme se do të hyjë në garën për kryetar të PD-së që do të hapet pas mbledhjes së Kuvendit.

Ai tha se do të maksimalizojë mbështetjen që ka brenda partisë, pasi ata njerëz që e mbështesin, e meritojnë të dëgjohen dhe përfaqësohen.

“Për shkak të situatës që është krijuar në opozitë, në PD, në partinë më të madhe opozitare. Një situatë që duket sikur po del nga këneta që është futur në 4 vitet e fundit. unë kam drejtuar fushatën fituese në bashkinë Selenicë në 2015 si drejtues politik, kam qenë anëtar i këshillit kombëtar dhe kam mbështetur aksionin e Lulzim Bashës pa rezerva, përveç gjërave që kam biseduar privatisht por që nuk ishin për t’u mbajtur një qëndrim publik refraktar. Partia ishte e bashkuar, kishim marrë rezultuar në rritje në 2015. Pas 2015 filluan problemet.

Sot jam këtu për të thënë që jam i gatshëm dhe kam vendosur që në garën që do të hapet në PD, besoj shumë shpejt pas kuvendit që do të mbahet për shkak të firmës të hyj në garën për kryetar partie për shumë arsye.

Së pari, unë mendoj që hapja e garës përmes vendimit që do merret në këshillin kombëtar është një mundësi për të garuar për arsye të forta. Kam mbajtur qëndrime konsistente. Ata njerëz që na kanë mbështetur, meritojnë një zë dhe përfaqësim në garën për kryetar partie. Ky është dhe respekt ndaj tyre. Besoj që këta njerëz meritojnë një mundësi tjetër, përveç kandidaturës së z. Berisha.

Them se jam në këtë pozicion dhe kam të drejtën morale për të bërë këtë hap, aq më tepër për jë të ri si unë, këtë vit kam mbushur 45 vjeç, kur beson tek liria e votës, tek cila është e mira nuk ka asnjë arsye të më pengojë mua apo këdo të hyj në këtë garë. Unë në garë hyj për t’u votuar, sesa vota do marr, kjo është çështja e atyre që votojnë por edhe përgjegjësia ime që t’i bind, nuk hyj me një votë, hyj me vota në garë”, shprehet Kulluri.

Zjarr Tv Ad