Edvin Rama dhe qarku i mbyllur i shqiptarëve – Nga Artan Gjyzel Hasani

0
1398
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky nuk është një opinion politik dhe nuk ka lidhje me të majtën apo të djathtën, por shkon më përtej. Eshtë një opinion psikosocial, edhe pse duket sikur flet për politikën shqiptare.

Unë besoj se arsyeja pse Edvin Rama është i parrëzueshëm dhe i çimentuar në krye të regjimit autokratik që sundon Shqiperinë nuk lidhet as me vjedhjen e votave, as me inekzistencën e opozitës, as me përkrahjen e neveritshme të ndërkombëtarëve dhe natyrisht as me sukseset imagjinare të qeverisjes së tij.

Edvin Rama votohet dhe fiton zgjedhjet në vazhdimësi, sepse karakteri dhe temperamenti i tij, zullumet e tij, arroganca dhe paturpësia e tij, pordhacëria dhe bullizimi ndaj kujtdo, gënjeshtrat dhe manipulimi, etja e shfrenuar për protagonizëm dhe pushtet mbi të tjerët, makiavelizmi dhe të qënurit “pa din e iman”, mungesa totale e moralit dhe ndjeshmërisë, pra të gjitha këto cilësi që karakterizohen si vese nuk janë gjë tjetër veçse projeksioni i vetë elektoratit te lideri i vet.

Rama dhe shumica e votuesve të tij ndajnë të njëjtat vese, prandaj votohet dhe e votojnë shumica e shqiptarëve.

Por a është vërtet Rama i pathyeshëm në betejat elektorale? Përveç vdekjes ose lëshimit me dëshirën e vet të pushtetit, kush mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti?

Përgjigja ime është: Edvin Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti jo një sfidant më i mirë se ai, por një sfidant më i keq dhe më i ndyrë se sa Rama në tërë gamën e lartpërmendur të veseve.

Në një shoqëri morbide dhe në një elektorat amoral votohet gjithnjë më i ndyri.

“E paska fajin shumica e popullit?”, do më pyesë dikush.

Dhe përgjigja ime është “Po!”.

Dhe nuk është faj. Eshtë shkak dhe pasojë njëkohësisht. Nga kohë të largëta, por edhe të afërta, të historisë sonë.

Qarku i mbyllur i shqiptarëve.

Artan Gjyzel Hasani

Zjarr Tv Ad