Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk i ka ndaluar as sot kritikat për problemet në sektorin bujqësor, duke reaguar me një postim në Facebook menjëherë pas përfundimit të konferencës ku kryeministri Rama tha se eksportet e Shqipërisë janë rritur me 41 milionë dollarë në vlerë.
“Vjet u fol për fundin e bujqësisë shqiptare, u fol për apokalipsin. Por eksportet tona janë rritur me plus 41 milionë dollarë në vlerë dhe në volum janë rritur me plus 23%”, tha Rama.
Por, Braçes, i cili u shfaq në protestën e kultivuesve të shalqirit në Lushnjë pak ditë më parë, nuk i del inati me shifrat dhe kritikon një prej bujqve që foli në takimin me kryeministrin.
Fermeri në fjalë u shpreh se fiton deri në 9 mijë euro për dynym nga kultivimi i një kastraveci që përdoret për turshi, ndërsa Braçe kërkon që të ndalen mashtrimet duke i treguar shembullin e një sere me lakrën që përdoret për sallatë në Divjakë.
Sipas llogarisë së ish-zvkryeministrit, fermeri Visi që kultivon këtë lloj varieteti dhe që tregtohet me të paktën 30 lekë për kilogram arrin të fitojë vetëm 3500 euro për dynym.
Postimi i plotë i Erion Braces
BOOOOOOOOOOOOLL!
LLOGARITE E RREME NUK U JAPIN TE ARDHURAVE BUJQVE!
Sapo dëgjova një tregtar kastraveci për turshi qe llogaria i kish thënë se:
ME NJE DYNYM SERRE TE THJESHTE, NJE BUJK NGA LAKRA SALLATE FITON 8000-9000 EURO!
Eeeeej, booooooll!
Fotot janë te miat e i bëra ne SHKURT te këtij viti ne serrën moderne te Visit ne Divjake;
LLOGARIA ESHTE KJO:
Një dynym serre ka 7000 bime.
Produkti shkon nga 600 grame ne 1.2 kilogramë.
Me kokrrën me te madhe, pra 1.2 kg, prodhimi arrin ne 8400 kilogramë.
CMIMI KETE VIT, CAKTUAR NGA TREGTARE QE OPEROJNE NE TREGJE TE SOFISTIKUARA, ISHTE 30 LEKE/KG.
Por llogarinë po e bej me çmimin 50 leke/kg qe te ndiheni edhe me mire.
E GJITHE E ARDHURA NGA NJE DYNYM SERRE ME LAKER SALLATE ESHTE:
420.000 LEKE OSE 3500 EURO!
PO UA FAL TE GJITHA SHPENZIMET,
PO E ZE QE VISIT JA PAGUAN TE TJERET SHPENZIMET PER MBJELLJE E KULTIVIM.
9000 EURO TE ARDHURA BEHEN VETEM NESE CMIMI ESHTE DY HERE E GJYSEM ME I LARTE, PRA 128 LEKE/KG, JO 30 LEKE/KG.
Ndaj, ju lutem booooooooll