Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që ekzistojnë. Ato rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë efekt të pabesueshëm në organizmin e njeriut. Vlerat e tyre ushqyese mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve:
Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.
Mbrojnë zemrën
Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht tek femra.
Boronicat për imunitet më të fortë
Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.
Rregullojnë sheqerin në gjak
Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.
Funksionojnë kundër rrudhave
Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.
Forcojnë kockat
Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.
Përmirësojnë shikimin gjatë natës
Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.
Boronica kundër kapsllëkut
Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.
Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar
Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve