Dega e Partisë Demokratike në Korçë, akuzon bashkinë e qytetit juglindor se dështoi të ndihmojë biznesin e prekur nga efektet e pandemisë së koronavirusit, duke mos ndërmarrë asnjë lehtësim taksave apo tarifash vendore.
“Shqipëria mbeti i vetmi vend në Rajon, ku biznesi nuk pati ndihmë financiare për të përballuar krizën. Dhe jo vetëm nuk u ndihmua, por u terrorizua deri në ekstrem.
Biznesi shqiptar, dhe kryesisht sektori i turizmit dhe lokalet e shërbimeve (dasmave) kanë 5 muaj pa asnjë të ardhur, pa asnjë lehtësim nga ana e qeverisë dhe pushtetit vendor.
Bashkia Korçë u bë palë me qeverinë dhe nuk u doli ne krah bizneseve. Asnjë lehtësim për taksat dhe tarifat vendore për bizneset e prekura dhe të mbyllura.
Edhe pse bizneset kanë reaguar dhe kanë kërkuar pezullim të detyrimeve për muajt pa aktivitet, asnjë përgjigje pozitive nuk kanë marrë nga ana e Bashkisë” shprehet zëdhënësja e PD Korçë, Sorina Koti