Efektivja që mban gjarpër në shtëpi irritohet pas vrasjes në Elbasan: Pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë? Të degjeneruar, në parajsë ka zero krim! Nisin hetimet ndaj saj

0
296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anisa Kostani është një efektive që punon në Policinë e Elbasanit dhe emri i saj u bë i njohur në media pas intervistës ku tregonte se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Por së fundmi emri i efektives ka bërë xhiron e rrjetit pasi ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin e saj social.

Policja ka shpërthyer keq ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së qytetit të Elbasanit.

Reagimi i saj erdhi pas vrasjes që ndodhi në qytet ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku. Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka bërë komente ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti.

Pak orë pas reagimit të saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në një përgjigje për ABCneës ka konfirmuar se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për Anisa Kostanin.

Zjarr Tv Ad