Egils Levits zgjidhet Presidenti i ri i Letonisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti i Rigës zgjodhi sot presidentin e ri leton, Egils Levits, një ish-disident sovjetik, i emëruar gjyqtar i Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Juristi 63 vjeç, i cili ndoqi studimet në Gjermani, ishte kandidat i koalicionit të qendrës së djathtë në pushtet.

Ai mori mbështetjen e 61 nga 100 deputetët e këtij shteti balltik, anëtar i NATO-s dhe eurozonës. Levits do të pasojë presidentin Raimonds Vejonis, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Roli i kreut të shtetit leton është relativisht formal. Ai është komandant i Forcave të Armatosura dhe emëron kryeministrin dhe ambasadorët.

Ai mund të propozojë ligje, por edhe t’i kundërshtojë duke i rikthyer mbrapsht në Parlament dhe ka të drejtën për të shpërndarë këtë të fundit.

 

Zjarr Tv Ad