Egla Ceno e akuzoi se i ka kërkuar favore s*ksuale, reagon Saimir Kodra

0
1431
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Egla Ceno, gjatë një bisede me banorët në “Big Brother VIP”, akuzoi moderatorin Saimir Kodra për ngacmim seksual për një vend pune.

Ceno deklaroi se shumë vitë më parë, Kodra, i ka kërkuar favore seksuale, në mënyrë që ta fuste në punë në Top Albania Radio.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot”- deklaroi Egla Ceno.

Deklarata e aktores shkaktoi bujë dhe për këtë ka reaguar edhe vetë Saimir Kodra. Gjatë emisionit të mbrëmshëm në Tv Klan, Kodra ka theksuar se në atë kohë ai ka qenë vetëm një moderator emisioni në radio dhe nuk kishte asnjë fuqi që të merrte njerëz në punë. Po ashtu ka paralajmëruar aktoren si dhe televizionin Top Channel për padi penale.

“Ky është reagim për ata që më ndjekin dhe kolegët gazetarë që më telefonojnë për një version. Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Nuk dua t’i përgjigjem se e vetmja përgjigjie ndaj kësaj aktoreje të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo ka ballën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i kam pasur kërkuar afera seksuale. E gjitha kjo histori më bëri që të kaloj në nostalgjinë e radios. Ky në mes jam unë. Kësaj zonjes dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Këtu kemi qenë të gjithë 25 vjeç. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” tha Kodra.

Zjarr Tv Ad