Kryeministri Edi Rama duket se nuk do ta kandidojë më Eglantina Gjermenin si deputete në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.
Në një qëndrim të tijin në ditën e gruas, ai shprehu mirënjohje për kontributin e deputetes Eglantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi gjatë 12 viteve, duke lënë të kuptohet se Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave për kandidatë si deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Kujtojmë se Vasilika Hysi u tërrhoq disa ditë më parë nga kandidimi për deputete, duke thënë se do t’i lërë vendin të rinjve.
Rama:
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”
Kujtojmë se këtë të hënë është dita e fundit e dorëzimit të listave në KQZ të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Pak orë na ndajnë nga publikimi zyrtar i listave për deputet të secilës parti.