“Eh mor Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët”- Ramës i nxjerrin çokollata, por i drejtohet Ahmetajt: Jepjani këtij se është helm, unë jam…

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djali i ri me vath në vesh e bëri nostalgjik kryeministrin Rama, i cili kujtoi kohën e rinisë së tij, kur vetë mbante një aksesor të tillë.

Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Teksa iu drejtua Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, Rama u shpreh se futja në parti e detyroi atë të heqë vathin nga veshi.

Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ja jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qeverisë “ai është helm”.

Batutat e kryeministrit

Edi Rama: Shi shi me vath si Ronaldo…Eh mo Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët.

Rakip Suli: Një mrekulli është.

Edi Rama: Shumë mirë është.

Qytetari: Jo mirë, por shumë e mirë është. Ne jemi shumë të kënaqur.

Edi Rama: Ta gëzoni, paçi shëndet.

Gruaja: Mund të merrni?

Edi Rama: Jepjani këtij se ky është helm (e drejton gishtin nga Ahmetaj) unë jam i ëmbël.

Arben Ahmetaj: Ma jep mua.

Qytetari: Nuk dua ta harroj për të mirën që ka bërë

Edi Rama: Jo jo, Rakipin nuk ke si ta harrosh se ai vërtet i ka ndenjur mbi kokë kësaj pune, por me stadiumin e prish cik punën. Kërkon dhe stadium.

 

Zjarr Tv Ad