Ekipi shqiptar, 2 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ballkani është skuadra e parë e futbollit që zbulon edhe shumën e mbledhur si donacion për të prekurit nga tërmeti. Ekipi i Superligës së Kosovës kaloi në raundin tjetër të Kupës së Kosovës, aty ku grumbulloi edhe shifrën për t’i dërguar drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 1.974 euro, të cilat i janë dorëzuar shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, me këto të fundit që do i sjellë në vendin tonë për të mbuluar shpenzimet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Shumë urime për fitoren ndaj Dritës dhe kalimin tutje, falendërim i vecantë shkon për të gjithë tifozët të cilët kontribuan për ndihmën e familjeve në Shqipëri, ku menjëherë pas lojës i dorëzuam shoqatës Jetimat e Ballkanit”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

Zjarr Tv Ad