“Eklipsi” godet piratët televizivë, superoperacion në gjashtë vende të BE-së

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion ndërkombëtar, më i madhi i kryer ndonjëherë i fokusuar tek televizionet private, ka nisur mëngjesin e të mërkurës.

Në operacionin e koduar “Eklipsi”, është angazhuar policia e Italisë, Francës, Holandës, Gjermanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Bëhet fjalë për një hetim teknik informatik jashtëzakonisht të detajuar të shpërndarjes së sinjaleve në streaming, për përcaktimin e sinjaleve pirate.

Objektivi, falë edhe agjencive “Eurojust” dhe “Europol”, është që të goditet fenomeni i IPTV, sistem që duke konvertuar sinjalin analog të pay tv, e transformon në mënyrë të paligjshme në sinjal ëeb-dixhital.

Vetëm në Itali, janë rreth 5 milionë përdorues që shfrytëzojnë këto sinjale dhe biznesi vlerësohet të kapë rreth 60 milionë euro çdo vit. Ndërsa dëmi që shkaktohet është rreth 6.5 milionë euro, duke vendosur kështu në rrezik ekzistencën e operatorëve të ligjshëm të televizioneve me pagesë. Në Greqi, është mbyllur platforma e njohur “Xtream Codes”, me mbi 700 mijë përdorues online.

Tetë urdhra evropianë për hetim janë lëshuar nga prokuroria e Napolit dhe janë ekzekutuar njëkohësisht në Holandë, Francë, Greqi, Gjermani dhe Bullgari.

Burgosje dhe gjobë-Për përdoruesit e shërbimit, parashikohet burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe gjobë deri në 25.822 euro. “Ne do të identifikojmë përdoruesit italianë dhe do të ndiqen penalisht”, shpjegoi kolonel Giovanni Reccia, komandant i Njësisë Speciale për mashtrimet teknologjike.

Si funksionoi platforma- Anëtarët e organizatës përgatitën dhe menaxhuan hapësirat e informacionit jashtë vendit përmes të cilave ata transmetuan sinjalet në një shkallë të gjerë, madje edhe në Itali. Një rrjet i dendur tregtar, i përhapur në të gjithë territorin kombëtar dhe me baza kryesisht në Lombardi, Veneto, Campania, Puglia, Kalabria dhe Sicilia, mori sinjalin duke marrë në mënyrë të paligjshme blerjen e tërë paketave të përmbajtjeve për rishitjen e mëvonshme te klienti përfundimtar me një çmim rreth 12 euro për të parë të gjitha listat kryesore të TV me një pajtim të vetëm.

Zjarr Tv Ad