Ekonomia/ Shqipëria e fundit në Europë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria jo vetëm që ka nivelin më të ulët në aspektin kërkimor, por ka një diferencë të thellë si me vendet e Europës dhe ato të rajonit. Në vendet në zhvillim dhe ato të Ballkanit, investimet në kërkim dhe zhvillim janë përgjithësisht mbi 0.5% e PBB-së, ndërsa në Serbia ka nivelin më të lartë të shpenzimeve me 0.9% të PBB-së. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi më pak se 500 milionë lekë (4.6 mln euro) prej të cilave 110.5 milionë lekë shkuan për Akademinë e Shkencave dhe 480 milionë lekë ishin fonde që Ministria e Arsimit do të përdorë për kërkimin shkencor. Kjo shumë në këto nivele është sa 0.03% e PBB-së.

Në 2017, Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian shpenzuan së bashku gati 320 miliardë euro për Kërkimin dhe Zhvillimin (R & D). Këto shpenzime arritën në 2.07% të PBB-së në vitin 2017, krahasuar me 2.04% në vitin 2016. Dhjetë vjet më parë (2007), investimet ishin 1.77%.

Në lidhje me ekonomitë e tjera të mëdha, intensiteti i investimeve në R & D në BE ishte shumë më i ulët se në Korenë e Jugut (4.22% në vitin 2006), Japoni (3.28% në 2015) dhe Shtetet e Bashkuara (2.76% në vitin 2015), ndërsa Kina (2.06% në 2015), Rusia (1.1% në 2015) dhe Turqia (0.96%).

Që të bëhet konkurrues, BE synon t’i çojë shpenzimet mesatare në R&D në rreth 3% të PBB-së deri më 2020. Sektori i biznesit vazhdon të jetë financuesi kryesor i R&D, duke kontribuar në ^^ % të totalit të shpenzimeve për këtë zë, ndjekur nga sektori i arsimit të lartë (22%), sektori qeveritar (11%) dhe sektori privat jofitimprurës (1%).

Në vitin 2017, intensiteti më i lartë i R & D u regjistrua në Suedi (3,33%) dhe Austri (3,16%), pasuar nga Danimarka (3.06%) dhe Gjermania (3.02%), ndërsa Finlanda (2.76%), Belgjika (2.58%) dhe Franca (2.25% në 2016) regjistruan shpenzimet e R & D mes 2.0% dhe 3.0% të PBB-së.

Në fund të kundërt të shkallës, tetë shtetet anëtare regjistruan një intensitet R & D nën 1%: Rumania (0.5%), Letonia (0.51%), Malta (0.55%), Qipro (0.56%), Bullgaria (0.75%), Kroacia (0.86%), Lituania dhe Sllovakia 0.88%) dhe Shqipëria me 0.03 %/Monitor

 

 

 

Zjarr Tv Ad