Dosja 2 e Dash Xhikës, 36.8 milionë € dëm me rrugën Tiranë-Elbasan

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dosja nr.2 e hapur në prokurorinë e Tiranës kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, njëherësh ish-kryetar i LSI në Elbasan Dashamir Xhika, është çuar në gjykatë dhe tashmë ky zyrtar është marë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në dosjen penale të prokurorisë, Xhika është i pandehur me dy persona të tjerë zyrtarë të ARRSH Aksel Qorduka dhe Albens Alite, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarë një sërë veprimesh të paligjshme, gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit prej 36.8 milion dollarë. Kjo është dosja e dytë që Xhika po përballet me prokurorinë, pasi ekziston dhe një dosje tjetër për të në prokurorinë e Elbasanit, ku Xhika rezulton të jetë marë i pandehur për abuzimet financiare në rrugën Elbasan-Gjinar.

Gjatë hetimeve të kryera Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qorduka dhe Albens Alite, janë arrestuar dhe pas disa muaj janë liruar nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Në 23 korrik 2018 Xhika fitoi lirinë për vetëm 5 javë jashtë qelisë duke qëndruar në “arrest shtëpie”, por me vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, ish-zyrtari i lartë i rrugëve u arrestua dhe u rikthye në qelitëeburgut.

Por më pas, teksa dosja penale u transferua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në prokurorinë e Tiranës,Xhika dhe dy të pandehurit e tjerë Aksel Qorduka dhe Albens Alite,janë liruar nga burgu duke u lënë me masën e “detyrimit për paraqitje”. Në dosjen e prokurorisë renditen një sërë shkeljes të kryera nga Dashamir Xhikës, Albens Alites dhe Aksel Qurduka.

Tre zyrtarët e lartë kanë abuzuar me detyrën duke bërë 6 shkelje të rënda si më poshtë: 1-Nga ish-drejtuesi i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe drejtori i NJMP, Albens Alite, është nënshkruar amendimi i kontratës së punimeve, në kundërshtim me pikën 8.2 të Rregullores së Brendshme të ARRSH, pasi ky urdhër ndryshimi përbën plotësime e përmirësime të rëndësishme të projektzbatimit si dhe modifikime e shtesa të rëndësishme (vlera e lartë) të propozuara dhe si i tillë, duhej të miratohej më parë nga Këshilli Teknik dhe Bordi për Menaxhimin e Këtij Projekti.

Zjarr Tv Ad