EKSKLUZIVE/ Robert Papa konfirmon për Zjarr TV ekzistencën e kërcenimit në Perëndim

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, në vitet 2018-2019, gjatë Administratës së Donald Trump në një intervistë me gazetarin Robert Papa ka dhënë alarmin se ‘çdokush në Perëndim është i rrezikuar‘, nga ku ben pjesë edhe kryeminstri Edi Rama.

Në artikullin e botuar nga redaksia e Zjarr TV ditën e djeshme, https://zjarr.tv/xhon-bolton-jep-alarmin-edi-rama-i-rrezikuar-per-tu-eleminuar-fizikisht-nga-regjimi-iranian/?fbclid=IwAR0s83FYOBenfIJJ6qMvhexzZfkZKa9bpRvG_ADG8gsLK_ossBn-A2qrSW0, të marrë nga sot.com.al, gazetarja Patris Pustina nga portali Faktoje .al ka zgjedhur të sulmojë portalin tonë duke e cilësuar si informacion të rremë, të bazuar në asnjë fakt nga ana e tyre.

Në një komunikim të drejtorit te Zjarr TV, Ismet Drishti me gazetarin Robert Papa i cili intervistoi Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA, John Bolton rikonfirmoi fjalët e tij, ‘çdokush në Perëndim është i rrezikuar‘.

Pyetjet e para që na vijnë në mendje janë ‘Pse bllokohet Zjarr TV dhe jo burimi i informacionit sot.com.al? Përse vallë të jetë ky sulm? Ç’çorbë keni gëlltitur zonjusha apo zonja Pustina?’, mos ndoshta Faktoje .al nuk i pëlqyen komentet e opinionit publik për kryeministrin Rama? ‘Ja ofrojme pakete komplet parlamentin se sna hyne ne pune‘ është një ndër komentet më të pëlqyera. Po bashkangjitim edhe disa komente të tjera për të na dhënë një mendim.

Zjarr TV do të ndërmarre hapa me tej ndaj gazetares Patris Pustina dhe portalit Faktoje .al, duke i denoncuar për dëm të shkaktuar ndaj llogarive tona sociale Facebook si edhe përpjekje për prishje të imazhit.

Zjarr Tv Ad