EKSLUZIVE/ Ra ‘pre’ e kamerës së fshehtë, Kujtim Gjuzi kallëzon penalisht ABCnews

0
601
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç njoftoi gjatë ditës së sotme se do të jetë në studion e ‘Zjarr Televizion’, ku do të sqarojë gjithçka me të cilën është përballur ditët e fundit, i ftuar në emisionin ‘Shkruaje në akull’ nga Ismet Drishti, ishte ish-deputeti Kujtim Gjuzi.

Kujtojmë se ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka rënë pre e një kamere të fshehtë nga emisioni më i ri investigativ, ‘Piranjat’ i cili startoi transmetimin këtë të martë në studion e ABC news. Gjuzi është provokuar duke i thënë se do të emërohet drejtor i Radio Televizionit publik shqiptar.

Ish- deputeti Gjuzi, pasi zbuloi me detaje gjithë prapaskenat paralajmëroi disa herë nëpërmjet reagimeve në rrjete sociale se nëse gazetarët nuk silleshin sipas protokollit,  të drejtën e tij tashmë do e kërkoj tek drejtësia.

Kryetari i Partisë Konservatore dhe ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi në studion e Zjarr Televizion e quajti agresivitet dhe dhunë psikologjike kamerën e fshehtë e cila iu bë kundrejt tij.

Në fund të intervistës ish- deputeti Gjuzi u shpreh se pavarësisht dëmit i ftoi autorët që ‘ fshihen’ pas ksaj kamere të fshehtë të kërkojnë falje publike dhe të heqin videot e publikuara nga kanali i televizionit abcnews në YouTube dhe në rast se jo ai do ti drejtohet gjykatës.

Për më tepër ndiqni intervistën:

Zjarr Tv Ad