Eksodi/ Agron Shehaj: Isha i vogël, kemi udhëtuar natën me kamion për të kapur anijen…

0
605
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj, është një nga personat të cilët ishin pjesë e eksodit të shqiptarëve, të vitit 1991 drejt Italisë.

Shehaj ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu, ku ka rrëfyer natën kur është nisur për në Itali. Shehaj thotë s’e së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar me një kamion nga Vlora për në Himarë, ku më pas hipën në anijen që i çoi drejt Italisë.

Gjithashtu, ai rrëfen dhe një moment solidariteti nga qytetarët italianë, ku u shpreh se; një person e ka parë në rrugë në Bolzano, ka ndaluar dhe i ka dhuruar biçikletën e fëmijës së tij.

“Ikëm nga Himara, jemi nisur nga Vlora dhe ishte anija e vogël. Kemi uddhëtuar tërë natën, nga darka deri në 2 të natës me një kamion nga Vlora për në Himarë se im atë mori vesh se do të nisej anija nga Himara. Isha i vogël dhe në mëngjes ngrihem, ishte rrëmujë kishte helikopter. Në foto është prerë, kjo është publikuar në një gazeta në Bolzano. Këtë foto e kishte parë një familje e zonës dhe i kishte bërë përshtypje, një ditë po ecja me tim vëlla, ndali një zotëri ndaloi dhe na dhuroi biçikletën të fëmijëve të vet”, kështu u shpreh Shehaj, për emisionin Opinion.

 

Zjarr Tv Ad