Ekspertët e Krimeve të Rënda në Korçë, kapen 1.2 ton drogë në kamionë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorë të Krimeve të rënda dhe ekspertë të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë mbërritur në Korçë dhe janë duke hetuar në lidhje me sasinë prej më shumë se 1 ton drogë që u kap një natë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës . Në të tilla kushte nuk është prokuroria e qarkut juglindor dhe policia e Korçës ajo që po ushtron hetimet në këtë ngjarje të fundit por ekspertët e ardhur nga kryeqyteti. Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse droga e kapur në Kapshticë ka qënë një operacion i policisë i organizuar apo ishte thjesht rastësi zbulimi dhe sekuestrimi i më shumë se 1 ton kanabis sattiva në kamionët e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkaq që burime nga drejtoria vendore e policisë Korçë, bëhet me dije se çeshtja për hetim i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Shtetit duke u konsideruar një tentativë për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Ad