Ekspertët: Trump po abuzon me pushtetin

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një panel ekspertësh i kanë pohuar Kongresit amerikan në shumicë se presidenti Donald Trump mund të shkarkohet në bazë të dëshmive të deritanishme për abuzim me pushtetin. Paneli do përpilojë një raport që politikanët demokratë do e shqyrtojnë për ta votuar brenda fundvitit. Një grup konstitucionalistësh kanë deklaruar se nuk ka dyshim që presidenti Donald Trump ka abuzuar me pushtetin ndaj edhe meriton të shkarkohet.

Katër ekspertë ligjorë zbërthyen të mërkurën nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet shkarkuar mbi dyshimet se i bëri presion Ukrainës të hetonte rivalin e vet politik në këmbim të ndihmave ushtarake miliarda dollarësh. Tre profesorët e thirrur nga demokratët në Komisionin e Çështjeve Juridike deklaruan se veprimet ishin të motivuara politikisht që ai të rizgjidhej lehtësisht president në vitin 2020.

“Shkeljet për të cilat kërkohet procedimi për shkarkimin e presidentit nuk kanë pse të jenë gjithmonë penale. Këtu bëhet fjalë për abuzim të pushtetit,” deklaroi profesori Majkëll Gerhart i Universitetit të Karolinës Veriore.

Ndërkohë eksperti i thirrur nga republikanët, sugjeroi që çështja e shkarkimit të mos ngutet dhe t’i kalojë gjykatave për të shmangur precedentët.

“Nëse e procedoni penalisht presidentin, dhe pretendoni se ka kryer një krim apo shkelje pa vendim gjykate, ky është abuzim me pushtetin, dhe është abuzimi juaj me pushtetin. Ne kemi një pushtet të tretë kur dy të tjerët janë në konflikt,” u shpreh profesori i Universitetit “Xhorxh Uashington”, Xhonatan Tërli.

Hetimet për shkarkimin e presidentit Trump nisën në muajin shtator dhe me kërkesë të ligjvënësve demokratë pritet të kulmojnë me votimin para fundvitit, që çështja t’i dërgohet përfundimisht Senatit muajin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad