Eksperti amerikan jep lajmin e mirë:”Ja kur do të jetë gati vaksina kundër COVID-19″

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, deklaroi se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në SHBA që në fillim të dhjetorit.

Ai u shpreh se ajo do të provohet që është e sigurt dhe nëse do të japë rezultate, do të fillojë edhe shpërndarja e saj.

Megjithatë, për BBC ai sqaroi se do të duhen disa muaj të tjerë para nisjes së vaksinimit në masë.

“Mendoj se do të mësojmë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efikase në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Pyetja është, pasi e kemi një ose më shumë vaksina të sigurta, si do t’i çojmë tek njerëzit që kanë nevojë së më shpejt të jetë e mundur? Sasia e dozave që do të jenë të disponueshme në dhjetor nuk do të jetë e mjaftueshme. Do të kenë prioritet stafi mjekësor, apo ata që gjenden në kategorinë e personave më të rrezikuar. Të tjerë do të duhet të presin disa muaj të tjerë në 2021-shin”, tha Fauci.

Zjarr Tv Ad