Eksperti gjerman: Yuri Kim mbështet autokracinë e korruptuar Rama-Veliaj-Basha

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti gjerman, ish-këshilltar i CDU, Martin Henze, i quan autokratë dhe të korruptuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Henze shkruan se të rinjtë po largohen nga Shqipëria për shkak se nuk arrijnë të bëjnë karrierë në autokracinë e korruptuar të Ramës dhe Veliaj.

Ai bën përgjegjëse edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duke theksuar se mbështet jo vetëm Ramën dhe Veliajn, por edhe Lulzim Bashën.

Postimi

Për rininë shqiptare nuk mund të ketë karrierë në autokracinë e korruptuar të Ramës, Veliajt. Për çfarë vizionesh flet sërish Ambasada Amerikane në Tiranë?

Pse ikin qindra mijëra shqiptarë? Kush është pjesërisht përgjegjës për këtë? Kush e mbështet Ramën, Veliajn, Bashën? Kim

Zjarr Tv Ad