Eksperti i njohur në SHBA del me mesazhin e fortë: Nuk mund të flasë Sali Berisha në këtë gjuhë! Është i shtyrë nga pasione politike të sëmura! Shkatërroi pronat e shqiptarëve

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardhyl Reso, ish-pedagog i inxhinierisë që jeton sot në SHBA komentoi një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha, të bërë ditën e sotme në lidhje me hidrocentralin e Skavicës. Berisha është shprehur se demokratët nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij hidrocentrali, i cili do të sjellë përmbytje për tokat e Dibrës.

“Unë mendoj se deklaratat e zotit Berisha, janë deklarata me karakter vetëm politik. Nuk mund të flasë një ish-kryeministër që ka drejtuar Shqipërinë për disa vite, të flasë në këtë gjuhë. Këto janë arsyetime apriori, arsyetime të shtyra nga pasione politike të sëmura për të ngacmuar njerëzit tamam në një nga ato probleme që ai i’a ka shkatërruar Shqipërisë, siç është prona. Unë e kuptoj atë ndjeshmëri që mund të kenë fshatarët e brigjeve rreth lumit të Drinit të Zi, i cili sigurisht do të përmbyt disa toka atje, edhe këto do të jenë në varësi të nivelit që do të ketë hidrocentrali i Skavicës. Fillimisht kanë qenë 2 variante. Një variant i pare me digë shumë të lartë që shkonte deri në kuotën e deri në 400 e 80 metrave, që do të thotë se tokat nën këtë nivel, në momentet që liqeni është i mbushur plot do të mbyten, kuptohet. Eshte edhe një variant i dytë, 40 metra më i ulët, ku përmbytjet do të jenë më të vogla por liqeni që bën rregullimin e prurjeve të lumit për një periudhë disavjeçare, do të jetë më i vogël. Kështuqë në këtë variant do të kemi një rregullim 1 vjeçar ose e shumta mund të shkojë në 2 vjet. Por megjithatë nuk bëhen me fjalë, por me studime të plota që ne i quanim tekniko- ekonomike ndërsa tani kanë gjetur një fjalë të re të vizibilitetit të vlefshmërisë së një objekti” u shpreh Reso për Dritare TV.

Zjarr Tv Ad