Eksploruesi thyen rekordin e zhytjes më të thellë, gjen mbetje plastike në oqean

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një eksplorues amerikan gjeti mbetje plastike në oqean. Ai kishte qëllim të thyente rekordin e zhytjes më të thellë në botë në Oqeanin Paqësor.

Victor Vescovo u zhyt rreth 11 km dhe kaloi katër orë duke eksploruar. Ai gjeti krijesa deti, qese plastike dhe letra karamelesh.

Kjo është hera e tretë që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit. Ndër të tjera, Victor dhe skuadra e tij besojnë se kanë gjetur katër specie të reja të krustacëve dhe një kërmill ngjyrë rozë nën thellësinë 8 mijë metra.

Sa i përket ndotjes, prej kohësh mbrojtësit e mjedisit po mbajnë në vëzhgim Pirgun e Madh të Paqësorit, një masë gjigante mbeturinash plastike në verilindje të Oqeanit Paqësor me një madhësi tre herë më të madhe se sipërfaqja e Francës.

Tonelata mbeturinash plastike janë grumbulluar për shkak të rrymave detare në brigjet e ishujve Galapagos, ndërsa copa mikropartike po përfundojnë në stomakun e specieve të rralla të arkipelagut, 1000 kilometra në perëndim të pjesës kontinentale të Ekuadorit.

Për këtë arsye, Parlamenti Europian vendosi ndalimin në mënyrë drastike prodhimin e objekteve plastike njëpërdorimshme filluar nga viti 2021.

 

Zjarr Tv Ad