Qindra biznesmenë prezantuan produktet e tyre në Kongresin Botëror të Kanabisit në New York gjatë javës. Organizatorët e eventit thanë se shpresonin që kjo të edukonte publikun dhe të bashkonte të huajt drejt rrjetit. Drejtoresha e Shoqatës Kombëtare të Kanabisit, Erica McBride Stark, ngriti dyqanin e saj ngjitur me një shtëpi të formuar nga kërpi dhe prezantoi çdo produkt që mund të formohej nga bima, nga zëvendësuesit e qumështit e deri te palltot, shkruan Scan.
“Kanabidioli është bërë shumë popullorë, është i mirë për ju dhe njerëzit me të drejtë, e pëlqejnë”, tha ajo. Ndërkohë që përdorimi rekreativ i kanabisit është tashmë i ligjshëm në 10 Shtete dhe marijuana mjekësore në 23 Shtete, marijuana pritet të kthehet në një industri 80 miliardë dollarësh në SHBA deri në vitin 2030. Kjo rritje gjigante po fillon të përhapet edhe në industri të tjera, nga energjia e deri te paketimi.
Ndërkohë që investitorët i afrohen hapësirës së kanabisit, kompanitë po tregojnë gatishmëri në industrinë që ka qenë kryesisht e jashtëligjshme një dekadë më parë. Analistët thonë se po shfaqen shumë tendenca të reja dhe më e madhja është përdorimi i vajit CBD në shumë lloje produktesh si pijet dhe sapunët. Kanabidioli, derivat i kanabisit, thuhet se lehtëson ankthin, pa dhënë efektin kryesor të marijuanës.