Ekspozita në Londër, makina nga më luksozet deri te fluturueset

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Londër është hapur ekspozita e makinave, ku janë ekspozuar më shumë se 15 automjete dhe deri në 250 objekte. Për herë të parë ekspozohet në një ekran gjigand makina e parë fluturuese, si model i të ardhmes.

Nga motorët luksozë të punuar me dorë deri tek makinat fluturuese të të ardhmes, janë ato çfarë do të gjeni në ekspozitën e automjeteve në Londër me temë,  “Makina; përshpejtimi i botës moderne”.

Kjo ditë përkon me 130 vjetorin e inovacionit në automjete, për të cilën kuratori i muzeut, Brendan Cormier, thotë se ishte gurthemeli i dizajnit të shekullit të 20-të.

Në eskpozitë prezantohen 15 vetura dhe 250 objekte, një udhëtim nga makina e prodhuar për herë të parë tek modeli se si mund të duken ato në të ardhmen.

Në ekran për herë të parë në Britani është shfaqur modeli i makinës fluturuese me dy vende,  e quajtur “Pop.Up Next” , dhe e krijuar për të lehtësuar trafikun në qytete.

Një zyrtar i kompanisë bashkëprojektuese të “Pop.Up Next” tha se makinat nuk duhet të jenë në pronësi, por përdoren si në shërbimet e udhëtime.

“Ju as nuk keni nevojë ta drejtoni atë. Nuk ka timon brenda sepse menaxhohet gjithçka nga inteligjenca artificiale,” tha Bolognesi.

Ajo është frymëzuar nga luftëtarët e avionëve të viteve 1950 dhe mund të arrijë një shpejtësi deri në 321 km / orë.

Ekspozita hapet për publikun të Shtunën (23 Nëntor) dhe zgjat deri më 19 Prill.

Zjarr Tv Ad