Ekstradimi i gazetarit turk, fytyra e vërtetë e regjimit të Ramës ndaj medias

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Genc Gjokutaj

Sot u provua katërcipërisht se rënia e Shqipërisë me 17 vende përsa i përket lirisë së shtypit dhe medias është e vërtete!

KM ynë asokohe u mbrojt me argumentin se në Shqipëri nuk ka asnjë padi nga shteti kundër shtypit dhe nuk ka asnjë gazetar të burgosur!!!

Arrestimi dhe ekstradimi i gazetarit turk Emre Olur në Turqinë e Erdoganit është fytyra e vërtetë dhe përqasja reale e qeverisë alias Edi Rama ndaj lirisë së shtypit dhe kalorësve të saj gazetarëve!

Gazetari në fjalë ka punuar në një media të mbyllur nga regjimi autokratik i Erdoganit dhe koleget e tij në Turqi janë burgosur!

Sa më sipër, gazetari turk është arrestuar nga regjimi në Shqipëri dhe jo ai në Turqi pasi autoritetet shqiptare kishin mundësinë dhe detyrimin ligjor qe ti jepnin mbrojtje duke i dhënë të drejtën e azilit pasi koleget e tij, njësoj si ai dhe për arsye të njëjta ndodhen ne burg! Ja pse gazetari Emre Olur është arrestuar nga Shqipëria dhe jo Turqia!

Nga Shqipëria e cila është kandidate për anëtare e BE dhe lirinë e shtypit e ka inekzistente brenda saj, por të lobuar për tu besuar si realitet jashtë saj!

Gazetarët dhe mediat në përgjithësi janë shqisat që dedektojnë të vërtetën pa të cilët bota do të ishte e verbër, shurdhe dhe memece! E vërteta ka gjuhën e vet! Ajo flet vërtetësisht e ngjashme me asnjë gjuhë tjetër në bote!

Ajo nuk ka atdhe dhe as territor! E vërteta dhe gazetarët si misionare te saj janë të shenjtë! Prangat dhe qelia për ta shumë shpejt do të bëhen bizhuteritë e diktaturave!

Zjarr Tv Ad