Ekstradohen nga Greqia dhe Italia tre të dënuar për drogë e mashtrim

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi  nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare. Kështu u estradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. U ekstradua nga Greqia gjithashtu shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.   Ndërsa nga Italia u ekstradua shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Zjarr Tv Ad