Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vite burg

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është ekstraduar nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vite burg.

Mësohet se Leo Roçi 27-vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa akuzohej për veprat penale; “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg.

U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar :
Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër.

Shtetasi Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

 

Zjarr Tv Ad