Ekstradohet nga Italia 44 vjeçari, akuzohet se kaloi 61 kg kanabis nga porti i Durrësit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 44 vjeçar është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë ku do të gjykohet për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për një ngjarje të 7 viteve më parë, më 27 mars 2013 ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.

“Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, informon policia e Tiranës.

Zjarr Tv Ad