Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prej një kohe të gjatë këngëtatja Celine Dion ka shqetësuar fansat, pasi është parë shumë më e dobët se më parë.
Ajo gjithmonë ka pëlqyer të jetë elegante, por tashmë ka humbur peshë në mënyrë ekstreme.
Këngëtarja ka thënë për BBC se gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë dhe se humbja në peshë i atribuohet pasionit të saj të ri.
Këngëtarja 51 vjeçare ka treguar se është dobësuar shumë pasi është duke praktikuar balet 4 herë në javë.
‘Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë’. ka thënë Dion.
Pavarësisht kësaj ajo u përball me vdekjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe me humbjen e të vëllait Daniel tre vjet më parë, duke shënuar kështu një goditje të fortë emocionale për të.