Ekzekutimet e ditëve të fundit, Manjani: Politika stimulon larjen e hesapeve…jetojmë në një realitet…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vrasjet që kanë tronditur ditët e fundit vendin.

Manjani shprehet se tashmë këto ngjarje të rënda janë bërë rutinë në vendin tonë dhe këtë e sheh të lidhur me trafiqet e drogës, ardhjen e emigrantëve dhe politizimin e shtetit.

Nuk mendoj se ka një situatë të rënduar, është një situatë rutinë tashmë, normale. Vrasjet për larje hesapesh, ekzekutime të tipit mafioz por bëhen rutinë, u bënë vite kështu.

Në momentin që flasim janë tre rrethana që disi e favorizojnë ose e bëjnë më të spikatuar situatën. E para intensiteti i ngjarjeve është shumë i ngjeshur në pak ditë. Vetëm në tre ditët e fundit kemi ngjarje të rënda. Elbasani, Vlora, Korça dhe Durrësi janë qytete në të cilat në thelb dominon krimi i organizuar.

Gjithë ajo sasi droge që ka lëvizur dhe lëviz në gjithë këto vite në Shqipëri këtë pasojë ka për fat të keq.

Rrethana e dytë është që gjithmonë sapo fillon sezoni i verës apo kur fillojnë të dynden shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë në Shqipëri kriminaliteti shtohet, mesa duket larja e hesapeve është më e kollajtë në Shqipëri sesa jashtë Shqipërisë.

Dhe së treti jetojmë në një realitet ku shteti është i gjithi politik dhe politika është që të stimulojë larjen e hesapeve.”, u shpreh Manjani.

 

Zjarr Tv Ad