Ekzekutimi i Regis Tunajt/ Vrasësit me pagesë dalin para togave të zeza, blindohet gjykata e Elbasanit

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ELBASAN– Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, dy të  arrestuarit për vrasjen e Regis Runajt kanë dalë ditën e sotme para gjykatës së Elbasanit. Siç shihet në videon e Report Tv, kjo gjykatë është blinduar nga forcat e shumta të policisë.

Si ndodhi ngjarja: Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Gjaku i gjetur në motomjetin e sekuestruar autorëve ka konfirmuar përfshirjen e tyre në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e vrasjes zgjatën 10 ditë. Më tej janë edhe telefonat celularë që po ekzaminohen dhe disa pamje filmike të lëvijes së Halilit dhe Hoxhaj para e pas vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runjës. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Vrasësit me pagesë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Ramazanit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë në ngjarje. Armën e krimit thikën e përodrur nga Halili, policia ende se ka gjetur dhe polumbarë të reneas kanë kryer disa kërkime në lumin shkumbin zonë në të cilën dyshohet se e ka hedhur autori. Gjatë këkrimeve, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri.

Zjarr Tv Ad