Ekzekutohet Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u ekzekutuar me armë zjarri pasditen e djeshme në oborrin e banesës së tij, në Larushkë të Fushë-Krujës.

Dyshohet se Bejtja është ruajtur nga autorët dhe është qëlluar teksa futej në banesë.

Mendohet se kanë qenë 4 persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj ish-efektivit, i cili ishte një eksponent i njohur i krimit dhe i shpallur në kërkim nga policia.

Atentatorët mësohet se kanë udhëtuar me automjetin tip “Land Rover” nga zona e Fushë Krujës në drejtim të Larushkës. Ata janë futur rreth orës 16:20 minuta në rrugicën ku ndodhej vila e Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, e cila ishte e rrethuar e gjitha me mure.

Pasi kanë parkuar fuoristradën në afërsi portës kryesore të banesës së ish-policit, 3 nga autorët kanë zbritur nga mjeti të kanë të maskuar, me veshje të zeza dhe me 3 kallashnikovë në duar. Ndërsa një nga autorët dyshohet se i ka pritur në makinë për t’u larguar nga vendngjarja.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët janë futur direkt brenda oborrit. Shënjestra e tyre ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa banesës së tij.

Zjarr Tv Ad