Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër vrasje ka ndodhur në Shkodër. Sipas raportimeve të para, ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Sumë të Dukagjinit.

Viktima quhet Gjergj Krygja.

Ai është qëlluar me armë zjarri pranë banesës.

NJOFTIMI PARAPRAK

Më datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Zjarr Tv Ad