Ekzekutohet një 41-vjeçar pak metra larg banesës në qytetin e Fierit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme, orës 11:00, në lagjen “16 prilli” në Fier.

Viktima është identifikuar si Elton Javori, banues në Fier, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se krimi ka ndodhur rreth 100 metra larg banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen motive dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad