Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 1 nga bashkëpunëtorët! Pritet masa për 2 të tjerët

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin eekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe shokun e tij Xhuljano Visha. Pritet masa e sigurisë për 2 bashkëpunëtorët e tjerë, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.

Ekzekutori i Behar Sofisë, Ernejt Shyti ka pranuar krimin dhe ka zbardhur edhe emrat e bashkëpunëtorëve. Ai pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Sofinë. Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi 3 ditë më parë në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale.

Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Ernejt Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri në Tiranë.

Fillimisht është gjetur maska anti-COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari, më pas së bashku me Policinë ai i kthye në vendin e krimit, për të kërkuar për pistoletën, por pa sukses.

Zjarr Tv Ad