Ekziston edhe një tjetër mur i madh dhe nuk ndodhet në Kinë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke pasur një gjatësi prej mijëra kilometrash, Muri i Madh i Kinës është një nga destinacionet turistike më të njohura në botë me mbi 10 milionë vizitorë çdo vit.

Nuk ka të mohuar se muri sigurisht është spektakolar (në fund të fundit, është një nga Shtatë mrekullitë e Botës), por çka nëse ju mund të shihni një version të saj pa turmat e vizitorëve? Këtu del në pah edhe një tjetër ‘Mur i Madh’, të cilin deri oak më herët nuk e dinim se ekzistonte:

I quajtur përgjithësisht Kumbhalgarh ose Kumbhalgarh Fort, “Muri i Madh i Indisë” është ndërtuar në shekullin e 15-të. Kjo është një pjesë e kodrave të Rajasthan, një vend i mbrojtur nga UNESCO në pjesën veriperëndimore të Indisë.

Shtrirja 22 milje e gjatë, “Muri i Madh” është muri i dytë më i madh në botë dhe shtëpia e rreth 300 tempujve të lashtë.

I rrethuar nga malet e harlisur dhe pyjet, muri është tërheqja e përsosur turistike për ata që duan të largohen nga rruga e mbushur me kalimtarë.

Vizitorët që e kanë vizituar këtë mur më herët e quajnë atë “fenomenal” dhe thonë “të shkojnë herët ose vonë për të marrë disa fotografi”.

Mënyra më e mirë për të arritur në Kumbhalgarh është nëpërmjety autobusit ose me taksi në qytetin e Udaipur, i cili është rreth 2 orë larg këtij muri.

 

Zjarr Tv Ad