Ekzorcizëm në Buenaventura, nisma e pazakontë e Peshkopit për të çliruar qytetin nga djajtë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monsinjor Rubén Darío Jaramillo Montoya, peshkopi i Buenaventura, qytetit bregdetar me mbi 300 mijë banorë që ka portin më të madh kolumbian në brigjet e Paqësorit, ka në plan që këtë fundjavë të kryejë një ekzorcizëm në të gjithë qytetin, spërkatje me ujë të shenjtë nga një helikopter dhe lutje “për të pastruar qytetin nga pushtimi i djajve”. Për ekzorcizmin ajror ai do të marrë një helikopter nga ushtria kolumbiane dhe ceremonia e pazakontë do të zhvillohet gjatë festës së shenjtëve mbrojtës të qytetit.

Monsinjor Rubén Darío Jaramillo Montoya, peshkop i Buenaventurës në Kolumbi, nuk kursen asgjë kur është fjala për luftën kundër krimit dhe demonëve në qytetin e tij.

Më 14 korrik, ai do të huazojë një helikopter të marinës për të spërkatur qytetin me ujë të shenjtë.

“Ne duam të përshkojmë  të gjithë Buenaventurën nga ajri dhe të derdhim ujë të shenjtë mbi të … për të dëbuar të gjithë demonët që po shkatërrojnë portin tonë”, tha Montoya në një intervistë për radion lokale , “në mënyrë që bekimi i Perëndisë të vijë dhe të heqë të gjitha ligësitë që ndodhen në rrugët tona.”

Qyteti i Buenaventura është i dedikuar për Shën Bonaventurën. Dioqeza është shtëpia e 434,000 katolikëve, 21 famulli dhe 84 misione.

Banda paraushtarake e njohur si Los Malos , të këqijtë, terrorizon vendasit e Buenaventurës. Banda rekruton fëmijë. Ata janë të njohur për krime të tmerrshme siç janë gjymtimi i trupave të gjallë të viktimave të tyre dhe shpërndarja e tyre në det apo xhungël.

“Ajo që po shohim në Buenaventura është dhuna pas konfliktit”, tha Jorge Restrepo, drejtor i Qendrës së Burimeve të Analizës së Konflikteve në Bogotë, në një intervistë për “The Guardian” .

“Është zbatimi i formave të dhunës që lidhen me konfliktin politik – zhdukjen me forcë, zhvendosjen dhe copëtimin – për llojet e tjera të mosmarrëveshjeve”.

Që kur vendorët filluan të qëndrojnë larg bandave, qyteti ka marrë ngadalë një kthesë për mirë. Grupet e të drejtave të njeriut ndihmuan në sigurimin e strehimit dhe krijimin e një zone humanitare që është pa dhunë.

Sipas Newsweek, presidenti Juan Manuel Santos dërgoi në ushtri për të stabilizuar Buenaventurën. Në vitin 2016, forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë nënshkruan një marrëveshje paqeje me qeverinë.

Por bandat e dhunshme të drogës ende janë në veprim. 51 persona u vranë në Buenaventura në pesë muajt e parë të vitit 2019, 20 më shumë se vitin e kaluar.

Vrasja më tronditëse ishte vdekja e dhjetëvjeçares Diana Tatiana Rodriguez, e cila u zhduk në fillim të qershorit. Trupi i saj i torturuar u gjet më vonë. Xhaxhai i Dianës, John Edëard Quintero Urquiza, rrëfeu vrasjen.

 

Zjarr Tv Ad