“El chapo” 100 mln dollarë ryshfet presidentit të meksikës

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka pranuar një ryshfet prej 100 milionë Dollarësh nga ish-kreu i kartelit të drogës, El Chapo. Këtë fakt e ka konfirmuar një dëshmitar, Alexis Cifuentes, i cili thotë se ka pasur një lidhje të ngushtë me “El Chapo-n” prej vitesh. Joaquin “El Chapo” Guzman akuzohet se ka qenë drejtuesi i kartelit famëkeq të drogës Sinaloa, për të cilin prokurorët amerikanë shprehen se ka qenë furnizuesi më i madh me drogë i SHBA-së. Sipas Cifuentes paratë i janë dorëzuar ish-Presidentit në kryeqytetin e Meksikës nga një mik i El Chapo-s. Mediat shkruajnë se fillimisht Pena ka kërkuar 250 milionë Dollarë dhe më pas kanë rënë dakord për shifrën e 100 milionë Dollarëve. Cifuentes e ka përshkruar veten si krahun e djathëtë të bosit Joaquin Guzman. Ai ka drejtuar një rrjet droge në Kolumbi dhe ka punuar si sekretar i El Chapo-s. Sipas prokurorëve, ata shpenzuan dy vite sëbashku në malet meksikane duke u fshehur prej autoriteteve. Cifuentes u arrestua në vitin 2013 dhe është shpallur fajtor për trafik droge. Ndërkohë Pena shërbeu si president i Meksikës nga viti 2012 deri në 2018-n. Ndërkohë nga ana tjetër Pena Nieto nuk është përgjigjur ndaj këtyre pretendimeve, por më parë ka mohuar akuzat ndaj tij për korrupsion të cilat u publikuan që kur filluan seancat gjyqësore ndaj tij në Nëntor të 2018-s

Zjarr Tv Ad