“El Chapo” shpallet fajtor për të gjitha akuzat

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I konsideruar si “mbreti i drogës”, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, do të mund të përballet me burgim të përjetshëm, teksa është shpallur fajtor për të gjitha akuzat. Vendimi erdhi pas më shumë se 200 orë dëshmi nga 56 dëshmitarë, gjatë procesit gjyqësor dy muaj e gjysmë i zhvilluar në Bruklin të Shteteve të Bashkuara. Gjatë procesit gjyqësor u mor edhe dëshmia e një anëtari tjetër të kartelit të drogës, i cili pretendoi Guzmán dikur pagoi një ryshfet prej 100 milionë dollarë për ish-presidentin meksikan Enrique Peña Nieto. Guzman, 61 vjeç, do të dënohet përfundimisht më 25 qershor. Ndaj tij janë ngritur të paktën 10 akuza për trafikun e kokainës. Guzman akuzohet se ka trafikuar të paktën 200 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara.  Për të mbrojtur terrenin e tij, ai ka përdorur dhunën e egër.   Ai është mbajtur në izolim pasi u dërgua në SHBA në vitin 2017.

Zjarr Tv Ad