El Clasico zhvendoset në Paris, Messi-Ramos sherr edhe si shok skuadre

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Barcelona-Real Madrid është një takim emocionues jo vetëm për tifozët por edhe për vetë futbollistët.

Në jo pak raste këta të fundit përfshihen në pëplasje të ndryshme sportive dhe fizike midis tyre. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një sulmues klasi si Lionel Messi dhe një mbrojtës agresiv si Sergio Ramos. Përplasjet e tyre në El Clasico ishin të shumta aq sa kur të dy u transferuan tek PSG, të gjithë menduan se këtyre përplasjeve u kishte ardhur fundi.

Por në fakt nuk ka ndodhur aspak kështu, skuadra e Parisit ndodhet në Japoni ku  po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri. Gjatë një séance stërvitore, një ndërhyrje e ashpër e mbrojtësit spanjoll ka sjell një përplase mes dy futbollistëve.

Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës që situate të qetësohej dhe stërvitja ti kthehej normalitetit. Kjo përplasje ka treguar se Messi dhe Ramos ende nuk e kanë harruar rivalitetin që kishin në Spanjë.

Zjarr Tv Ad