Elbasan, 44 vjeçari arrestohet me 20.700 dollarë falso

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 44 vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për falsifikim kartëmonedhash.  Arrestimi i shtetasit Taulant Dubali u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Start 2018”. Dubalit i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 të dyshuara si të falsifikuara. Policia thotë se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad