Elbasan/ Arrestohet 25-vjeçari në gjendje të dehur, gjatë kontrollit i gjejnë lëndë narkotike

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.S, 25-vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore  duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi . Por gjatë  kontrollit fizik, policia  i gjeti dhe sekuestroi në  cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat  penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283  dhe 291 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad