Elbasan, i vjedhin taksistit dy mijë euro dhe e mbajnë peng për disa orë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një taksist është bërë pre e vjedhjes dhe më pas është marrë peng për disa orë në një lokal në fshatin Katund i ri të Elbasanit.

Taksisti Aldo Vyshka kishte ndaluar në lokal për të pushuar dhe pirë një kafe.  Kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Vetë shoferi bëri denoncimin në Komisariatin e Policisë Elbasan. Më pas policia bëri zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e  autorëve.

Në pranga Thanas Bejko, 33 vjeç përgjejgës i lokalit dhe shoku i tij  Ertis Skilja, 42 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte” informoi sot policia e Elbasanit,

Gjithashtu u arrestuan dy kamarierë për akuzën e  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”.

Kamarierët në pranga janë E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad