Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur dhe kanosur verbalisht një punonjëse të Bashkisë së Elbasanit.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A.S, banues në lagjen “5 Maji”.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’, Elbasan ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D. 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” punonjëse e Bashkisë Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”.