Elbasan, kapet 25-vjeçari, qarkullonte me pistoletë në qytet

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Pas lokalizimit të të riut, policia bëri të mundur bllokimin e automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Z., 25 vjeç,  banues në fshatin Përparim, Peqin.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  fizik të drejtuesit të automjetit,  në lagjen “28 Nëntori”,  i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Zjarr Tv Ad