Elbasan/ Kapet me armë në brez një person

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uniformat blu të Elbasanit  kanë  vënë në pranga një 22 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

22-vjeçari Dritan Sulmina ishte banues në lagjen “5 Maji”, të qytetit të Elbasanit ku në çantën e tij u gjet një armë zjarri “Pistoletë” me 11 fishekë të cilën e posedonte pa leje.

Ndërkohë  në vijim të veprimeve hetimore, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Zabelli, 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”  po në Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad